Nga Përbregu i Kukësit, babai i 11 fëmijëve me bidona në duar për ujë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
19 Maj 2025, 11:46 | Sociale

Kjo është përditshmëria e babait të 11 fëmijëve nga fshati Përbreg i Bashkisë së Kukësit.

Xhemail Matmuja detyrohet të zbresë në qytet për të siguruar ujin e pijshëm për familjen e tij, shkruan A2.

Në banesën e tij, prej disa muajsh mungon uji i pijshëm, edhe pse zona përreth tij e përdor ujin për vaditje apo lavazhe makinash, shkruan A2. Teksa e gjejmë në oborrin e xhamisë ku i ofrojnë të mbushë ujë, Xhemaili tregon i revoltuar mbi situatën ku ndodhet.

Ndërsa një pjesë e mirë e banorëve të Kukësit shikojnë si zgjidhje vendet e BE, babai i 11 fëmijëve po shikon si zgjidhje Kosovën.

Ndërkohë, Bashkia dhe Ujësjellësi në Kukës kanë deklaruar se janë në dijeni të problemit dhe kanë premtuar një zgjidhje të shpejtë jo vetëm për Xhemailin, por edhe për 10 familjet e tjera të fshatit Përbreg që po vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos