Personat me aftësi ndryshe, shtresa që vuan individualizmin e shoqërisë

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
18 Maj 2025, 16:04 | Sociale

Në një botë kur shoqëria po orientohet drejt individualizmit dhe unit, familja po humb rolin dhe sensin e saj dhe për rrjedhojë ata që e ndjenë më shumë këtë trend të jetës janë personat më aftësi ndryshe, të cilët kanë nevojë për përkujdesje dhe mbështetjeje të veçantë.

Për të sensibilizuar nevojën që ka kjo shtresë e shoqërisë dhe natyrisht për të apeluar për më shumë mbështetje veçanërisht nga institucionet shtetërore projekti “Shpresa” në Shkodër organizoi një aktivitet ku protagonistë ishin pikërisht personat me aftësi ndryshe.

Sa e vështirë aq edhe e bukur është për një prind kujdesja ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe, trajtimi i të cilëve është një sfidë që kërkon mbështetjen e shtetit. Në Shkodër janë rreth 100 kërkesa në vit për përkujdesje dhe trajtim për personat me aftësi ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos