Drejt përfundimit faza e parë e trajnimit, morën leksione mbi 4 mijë mësues

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 11:37 | Sociale

Drejt përfundimit faza e parë e trajnimit, morën leksione mbi 4

4 mijë mësues janë trajnuar në kuadër të “Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Kjo shifër u bë me dije nga ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Ogerta Manastirliu.

“Deri më tani ne kemi trajnuar mbi 4 mijë mësues në këto disiplina. Kemi përfshirë 130 pedagogë të universiteteve të ndryshme qoftë të Tiranës, qoftë të Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, të Vlorës, pra jemi në të gjithë vendin dhe kemi vlerësuar që trajnimet të realizohen në universitet, duke qenë se kemi të gjithë infrastrukturën e përshtatshme, por aty ku ka largësi, kemi vlerësuar që mësuesit të jenë në shkollat e tyre dhe të jenë trajnerët ata që të jenë në dispozicion të mësuesve”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Pas kësaj, faze, po të njëjtët mësues do të marrin trajnimin, po me tema dhe module të tjera.

“Më vjen mirë që tashmë Programi Kombëtar për Zhvillimit Profesional dhe edukimit në vazhdim të mësuesve, qoftë të arsimit fillor, qoftë të matematikës, shkencave dhe të teknologjisë dhe informacionit kanë vijuar me trajnimet për të gjitha modulet në këto muaj dhe gjithashtu do të vijojnë, duke filluar nga viti i ri shkollor nga shtatori, ku cikli i dytë i trajnimeve për këtë vit do të jetë sërish me këto grup mësuesish me tema dhe module të tjera trajnimi, për të përmirësuar aftësitë e mësuesve dhe kompetencat e tyre në kuadër të metodave më efektive të mësimdhënies”, tha Manastirliu.

Faza e parë e trajnimeve në Universitetin e Durrësit dhe në disa universitete të tjera sapo ka përfunduar, teksa vijojnë trajnimet në Universitetin e Tiranës deri në fund të muajit qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos