
Prokuroria e Sarandës ka nisur procedimin penal për një mjek me inicialet A.T. Ai akuzohet nga një qytetare e Sarandës se ka neglizhuar trajtimin mjekësor të djalit të saj të mitur, në spital.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 41 vjeç, banues në Sarandë, mjek në spitalin e Sarandës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. Xh., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, se shtetasi A.T. ka neglizhuar trajtimin mjekësor të djalit të saj të mitur, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe në Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)