E arrestuan në një aeroport në Greqi me djalin e vogël, historia e shqiptares

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 10:31 | Sociale

Anxhela Zogaj rrëfeu në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN përjetimin tronditës kur një telefonatë e lajmëroi se nëna e saj Eva Caca ishte arrestuar në një aeroport në Greqi, për një vepër penale që nuk e kishte kryer.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash. Eva ndodhej në Athinë dhe po përgatitej të kthehej në Shqipëri.

Kjo ngjarje u bë burim frymëzimi që Eva të shkruante “Anatomia e një vrasjeje”, dhe sot ajo e konsideron fitore faktin që sot mund ta tregojë historinë e saj.

Anxhela rrëfen:

Mami ishte në Athinë, po rikthehej për në aeroport, folëm se kur do të rikthehej në Shqipëri dhe vetëm kur më merr në telefon dhe thotë diçka ka ndodhur, nuk e kuptoj, merr konsullatën shqiptare, mundohu diçka sepse po më arrestojnë. Ishte me vëllanë, 8 vjeç, ai nuk dinte as gjuhën që të kuptonte se çfarë po ndodhte. Unë nuk reagoj me të qara dhe ulërima dhe pres të shoh situatën deri në fund se si është. E shikoja që mami po ulëriste. Në ato momente pata komunikim vetëm me mamin, sepse situata ishte shumë e shpejtë. Asnjë lloj paralajmërimi. Unë u nisa direkt me avion dhe shkova që të merrja vëllanë”.

Eva tregon:

Vuajtja më e madhe, dhimbja më e madhe, nuk ishte ku do shkoja unë, por çfarë do ndodhte me këta fëmijë mbrapa. Kishte ndodhur një ngatërresë. Ka bërë një gabim policia apo gjykata greke. Është paketuar një dosje, menduan se gjetën fajtorin dhe kaq thjeshtë...Unë s’jetoja fare në Greqi, dhe menduan që ne e gjetëm tashmë. Një nga fitoret e mia është që unë sot këtë ngjarje mund ta tregoj si histori. Unë aty gjeta frymëzimin për të shkruar dhe të dalë me një vepër”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos