Një në tre persona në Shqipëri vuan nga tensioni i lartë apo “vrasësi i heshtur” siç e cilësojnë mjekët. Më shumë se gjysma e të moshuarve në vendin tonë janë të prekur nga hipertensioni, por edhe më alarmante janë shifrat e sëmundshmërisë tek moshat e reja.
Afro 35% e të rinjve mbi 18 vjeç sot janë hipertensivë. Referuar studimeve të fundit, 50% e personave që kanë tension të lartë nuk e dinë që vuajnë prej tij. Një matje e thjeshtë e tensionit arterial mund zbulojë problemet por edhe parandalojnë sëmundjet deri fatale të zemrës, trurit dhe të veshkave.
Mjekët këshillojnë ushqim të shëndetshëm, reduktimin e kripës, shtimin e aktivitetit fizik, stop duhanit, alkoolit dhe pijeve energjik veçanërisht tek të rinjtë Hipertensioni apo tensioni i lartë ndodh kur presioni i gjakut është më i lartë se normalja.
Ai mund të shfaqet me dhimbje koke, marrje mendsh, humbje ekuilibri, errësim të shikimit apo vështirësi në frymëmarrje. Zbulimi i hershëm i hipertensionit parandalon rrezikun ndaj goditjeve në zemër, në tru dhe problemeve të veshkave (A2 Televizion)