“Nuk bënin dot fëmijë, shkuan në Kishën e Shna Ndout”, gazetarja tregon rastin

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 10:10 | Sociale

“Nuk bënin dot fëmijë, shkuan në Kishën e Shna

Gazetarja Adelina Onuzi ishte pjesë e meshës në Kishën e Shna Ndout në Laç, nga ku raportoi për emisionin e mëngjesit “Dita Jonë” në A2 CNN. Gazetarja ndau disa nga bisedat e bëra me njerëzit që ishin pjesë e meshës, kryesisht besimtarë, por jo vetëm. Ata i kishin rrëfyer për mrekulli që u kishin ndodhur pasi ishin lutur, për ndjesitë pozitive që kishin marrë nga ai vend dhe për dëshirat që shpresojnë t’u realizohen.

“Ishte një zonjë që kishte një fëmijë, por dëshironte të kishte një tjetër dhe prej shumë vitesh nuk e kishte të mundur. Nga shumë histori që ka dëgjuar, ajo ka ardhur për të parë se çfarë do të ndodhë në këtë rast”.

Gazetarja tregoi gjithashtu për raste kur njerëz kishin pasur probleme shëndetësore, probleme mendore, ose defekte që në lindje, të cilat ishin shëruar pasi kishin ardhur në kishë.

“Kishte qenë një djalë, i cili deri në moshën 17-vjeçare nuk mund të fliste, por më pas ka ardhur, ka fjetur brenda kishës dhe, në orën 12 të natës, ai ka thirrur të ëmën dhe ka kërkuar bukë”.

Kisha e Laçit konsiderohet si një nga vendet më të shenjta në Shqipëri dhe mbetet një vend pelegrinazhi për shqiptarët, ku shpesh thuhet se ndodhin mrekulli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos