Neuroshkencëtarja Fatjona Lubonja, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, në A2CNN, tregoi se fëmijët kanë sjellje agresive që i shkaktohet nga përdorimi i celularit.
“Ne kur bëjmë terapi me fëmijët në klinikë, nuk e lejojmë telefonin fare. Sepse bëhen shumë agresivë kur i marrin telefonin. Nisin e qajnë. Nëse truri mësohet duke parë video në TikTok, krijohet një farë varësie”, shpjegoi neuroshkencëtarja.
Sipas saj, “i rrituri ka më shumë kontroll, ndërsa fëmija nuk e mendon më thellë”.
“I rrituri e lë telefonin nëse e shikon që e ka tepruar, ndërsa fëmija jo”, theksoi Lubonja. (A2 Televizion)