Sezoni turistik në Gjirokastër. Problem me zhurmat, parkimet dhe zënien e hapësirave

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 14:54 | Sociale

Sezoni turistik duket se ka trokitur në Gjirokastër, fakt të cilin e pohojnë vetë administratorët e njësive të shërbimit dhe akomodimit.

Por, sezoni i ri vjen me problematikat e vjetra, të cilat duket se ndikojnë drejtëpërsëdrejti në cilësinë e shërbimit dhe qëndrueshmërinë e turizmit në këtë qytet, shkruan A2.

Por, cilat janë problematikat që kanë vërejtur vetë administratorët e njësive të lidhura drejtëpërdrejtë me turistët.

Genti Bineri, nga Shoqata e Hotelierëve Gjirokastër, shprehet: “Kemi bërë përgatitjet tona, por që turistët të jenë të kënaqur duan standarde. Duhet Google Maps, sinjalistika, parkingjet e shumë gjëra të tjera”.

Për zgjidhjen e këtyre peroblematikave është angazhuar edhe prefektja e Gjirokastrës, e cila ka njoftuar një plan veprimi në bashkëpunim me institucionet lokale.

Gjirokastrakëtë vit pret një numër akoma më të lartë turistësh karahasuar me sezonin ekaluar dhe këtë pritje e konfirmojnë edhe rezervimet e bëra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos