Pensionet, ndihma ekonomike dhe të ardhurat që vijnë nga emigracioni, janë të vetmet mundësi për ata pak banorë që kanë mbetur në qytezën e Këlcyrës dhe zonave rurale të saj. Madje edhe çiftet e reja detyrohen t’i drejtohen ndihmës ekonomike nga shteti për të siguruar qoftë edhe ushqimin.
Në Këlcyrë, pensionet dhe ndihma ekonomike shikohen si të ardhurat kryesore për të mbijetuar. Një qytezë e shpopulluar, ku ato që kanë mbetur janë ose të pamundur, ose në moshë pensioni, mundësia për të patur një aktivitet privat që mund të sigurosh të ardhura është shumë e vështirë.
Nga ana tjetër çmimet e produkteve bazike të jetesës për pensionistët dhe ato që trajtohen me ndihmë ekonomike janë shumë të larta. Madje edhe çiftet e reja detyrohen t’i drejtohen ndihmës ekonomike për të përballuar jetesën.
Ndërsa vetë banorët që sheh në rrugët e Këlcyrës shprehen se pushtetarët nuk e kanë idenë fare se sa vuan populli.
Me sa duket perspektiva në këtë qytezë duket se e ka vulosur fatin e saj, ku shpopullimi nuk lë shpresë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. (A2 Televizion)