Rreth 6300 maturantë nuk kanë zgjedhur ende degën e studimit me raundet e para të aplikimit.
Për maturantët tashmë do të ketë edhe dy raunde të tjera deri në fillimin e universitetit për të zgjedhur degën që do t’i nxjerrë profesionistë të së ardhmes.
Preferencat e degëve, të cilat janë ezauruar, mbeten thuajse të njëjtat me vitet e mëparshme, shkruan A2.
Disa degë këtë vit reduktuan kuotat e disa të tjera bënë bashkim të degëve të studimit, si masë efektive për tërheqjen e maturantëve: “Bujqësori uli kuotat, pati më shumë regjistrime nga frika se zihen. Degët e mësuesisë si fizika, kimia, matematika, kanë programe të përbashkëta me informatikën”.
Për ekspertët e arsimit, kjo masë mund të duket pozitive në mbajtjen aktive të klasave, por jo efektive në cilësinë e mësimdhënies. Migen Qiraqxhi shprehet: “Kishim klasa kolektive në parauniversitar, tani i kemi në universitet”.
Por, çfarë duhet t’i bindë më tepër maturantët se paga minimale për të studiuar në degët prioritare? Qiraxhi thotë: “Kushtet, rroga, orët e zgjatura...”.
Maturantët e pavendosur edhe në këto dy raunde, do të kenë afat edhe 10 ditë për t’u regjistruar që nga dita e parë e universitetit, ku numri i tyre mund të jetë rreth 500 maturantë. (A2 Televizion)