Drejt turizmit gjithëvjetor, Pogradeci me prenotime edhe gjatë vjeshtës

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
25 Shtator 2025, 14:15 | Sociale

Ashtu si qytetet turistike bregdetare në vend, edhe qyteti liqenor i Pogradecit duket se po e zgjat sezonin turistik edhe gjatë muajve shtator dhe tetor.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe administratorët e subjekteve akomoduese dhe atyre të shërbimit në këtë qytet.

Çmimet, mikpritja dhe natyrisht organizimet tradicionale, siç është nata tradicionale shqiptare, i bëjnë turistët e huaj të ndihen mirë në Pogradec.

“Është hera ime e parë në Shqipëri. Gjëja që më pëlqen më tepër është vëmendja, na trajtojnë mirë, mikpritje e jashtëzakonshme”, thotë një turist.

“Nata tradicionale shqiptare është shumë e bukur. Kostumet tuaja, këngët... Sidomos ushqimi këtu është i mrekullueshëm”, shprehet një tjetër. 

Sakaq, të dhënat e bashkisë së qytetit konfirmojnë një numër më të lartë turistësh deri tani në Pogradec, krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër fluks turistësh pritet të sjellin edhe festat e nëntorit dhe natyrisht fundviti, duke dhënë shenja të mira për turizëm gjithëvjetor në Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos