Projekti i financuar nga BE, banorët e Përbreg kundër landfillit në fshatin e tyre

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
25 Shtator 2025, 15:08 | Sociale

Ndërtimi i landfillit të ri për menaxhimin e mbetjeve në gjithë qarkun e Kukësit i projektuar në fshatin Përbreg, ka ngritur në protestë banorët e këtij fshati, të cilët kanë kundërshtuar projektin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i financuar nga Bashkimi Europian.

Sipas banorëve ndërtimi i landfillit në fshatin e tyre do të thotë shkatërrim total për ata.

“Jemi boll fshat i përmbytur. Na ka mbyt liqeni, Fierza. Uji të pijshëm s’kemi, rrugë s’kemi. Tu na pru tani edhe bërlloqet këtu... I bëj thirrje pushtetit qendror dhe lokal të marrin masa të mos na largojnë nga fshati se boll kanë ik gjithë çunat. Kemi ngel ne veç me ik fare.”

“Protesta jonë është sepse ata po vijnë po na grumbullojnë mbeturinat në Përbreg. Ka që 20 vjet, leje që na kanë lënë në harresë pa asnjë investim., por ata po na vijnë e po na shkelin. Gjysma e Përbregut është e përmbytur dhe gjysmën tjetër duan ta marrin për grumbullimin e mbeturinave. Atëherë ne më mirë të na shpërngulin, të na çojnë në Lushnje, Durrës apo ku di unë dhe ta lënë tokën për ta shfrytëzuar për këtë pjesë.”

Sakaq Bashkia e Kukësit ka nisur konsultimet me banorët e zonës, ndërsa nënvizon se projekti është me standardet e Bashkimit Europian, dhe nuk do të ketë efekte anësore tek banorët e fshatit. Ky projekt kap vlerën e 19 milionë eurove.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos