Misteri pas malit të Dajtit! Njihuni me pyllin e shenjtë të gështenjave

Nga Armend Pire
1 Nëntor 2025, 14:55 | Sociale

Në muajt e vjeshtës, aroma e gështenjave të pjekura përhapet në çdo cep të Shqipërisë, nga Tropoja e deri në Pogradec. Gështenja mbetet një nga pasuritë më të çmuara natyrore dhe ekonomike të vendit tonë. Shqipëria renditet ndër vendet e para me pyje autoktone gështenjash në Ballkan.

Ndër më të njohurat janë gështenjat e Reçit në Malësi të Madhe, gështenjat e Tropojës, Bulqizës, malësisë së Tiranës si edhe ato të Pogradecit dhe Librazhdit. Për banorët e zonave malore, gështenja nuk është vetëm një frut, por pjesë e kulturës dhe jetesës tradicionale

Emisioni “Hotspot” nga gazetari Armend Pire, solli në këtë puntatë aromën e vjeshtës shqiptare, gështenjat. Ndalesa e parë ishte në fshatin Shkallë pranë Malit të Dajtit, aty ku banorët mblidhnin gështenja, disa për të shitur e disa për konsum familjar. Nënë Zyraja ishte më e moshuara që mblidhte gështenja. 83 vjeçe dhe çdo vjeshtë dilte në zabelin e gështenjave për të mbledhur sado pak. Bashkimi dhe Suzana, burrë dhe grua, dalin për çdo vjeshtë për të mbledhur gështenja për familjen e tyre. Ata tregojnë se të rinjtë nuk e kanë me qejf mbledhjen e gështenjave dhe priren drejt teknologjisë.

Ndërkohë 65 km larg malit të Dajtit, në fshatin Zerqan të Bulqizës u zhvillua për herë të pare festa e gështenjës. Ky fshat njihet për një masiv të madh me gështenja, ku për çdo vit banorët dalin për të mbledhur. E veçanta në Zerqan është se zabeli ruhet nga feja, si vend i shenjtë, nga i cili marrin gështenja por nuk e dëmtojnë dhe e ruajnë me fanatizëm. Historinë e këtij pylli na e rrëfehu ish-mësuesi Bujar Novaku, i cili rrëfehu dhe historinë e fshatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos