Mjeshtri i porcelanit, as pension e as punë! Artizani në Vlorë kërkon ndihmë

Nga Edi Ruçi
5 Janar 2025, 14:05 | Sociale

Ai është një nga të paktët artizanë të punimit të  porcelanin. Por Faslli Cangollari nga Vlora  po përballet çdo ditë me vështirësinë për të  siguruarit të ardhura   Puna me porcelanin nuk e ka ndihmuar, madje është detyruar ta mbyllë punishten e tij. Ndihma financiare që merr nga e motra është e vetmja mënyrë për të mbijetuar e për të pasur një banesë mbi kokë, transmeton A2 CNN.

Megjithëse në moshë pensioni, Faslli Cangolli nuk e merr atë, kjo për shkak të korrigjimeve që i janë bërë në regjistrin e viteve të punës.

Për 20 vite me radhë ai ka punuar në fabrikën e përpunimit të sodës kaustike, veprimtari e cila i ka shkaktuar edhe sëmundje profesionale të cilat i vuan sot, raporton A2 CNN.

Nga duart e tij,  kanë marrë jetë disa vepra, në të cilat duket qartë mjeshtëria e Faslli Cangollit, por ato  duket se s’do të jenë gjë tjetër veçse kujtimet e një kohe të bukur. Në kushte të tilla, Faslliu kërkon ndihmë për të rregulluar jetën, përmes punës së tij . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos