Mungesë shërbimesh e ilaçesh, pacientët me sklerozën multiple thirrje qeverisë: Ndërgjegjësohuni si Kosova

Nga Marinela Lina
28 Shtator 2024, 16:05 | Sociale

“Personat përplasen me sistemin shëndetësor shkojnë të dyert e spitaleve dhe nuk gjejnë atë që duhet.”

Pacientët e prekur nga skleroza multiple një sëmundje autoimune kryesisht tek moshat e reja, vijojnë të sfidohen nga një sërë mungesë shërbimesh në vendin tonë. Në konferencën e organizuar “Zëra që sfidojnë sklerozën multiple”, qytetarët e prekur por dhe të afërm të tyre tregojnë vështirësitë që po hasin në dyert e spitaleve.

“Mungesa e shumë shërbimeve tregon që pacientët nuk e gjejnë atë që duhet ti përmirësojë, nuk ka medikamente të duhura në kohën e duhur. Sic është rasti im u trajtova me një medicament që jam në gjendje më keq.”

“Përqafimi është shumë i nevojshëm të na ndihmojnë të ecim para. Unë kam problem në ecje dhe një krah i ofruar për një ecje do më ndihmonte.”

“Vajza ime kaloi një periudhë të vështirë, i qëndruam shumë afër dhe pranoj sëmundjen që kishte.”

Skleroza Multiple është një sëmundje neurologjike autoimune. Me shfaqjen e shenjave, çrregullimet avancojnë duke shkaktuar invalidizimin e presonit të prekur. Ende nuk shërohet por vetëm trajtohet.

Kjo sëmundje prek moshat e reja dhe kryesisht femrat. Përfaqësues të kësaj shoqate thonë se është mungesa e vullnetit të shtetit për marrjen e masave ndërsa krahasojnë vendin tonë me Kosovën.

“Mesa ka kuptuar ka vështirësi në të gjitha sektorët sit e onkologjiku edhe për këto kategori. Për fat vajza ime ka filluar vet trajtim.”

“Numri i personave që marrin trajtim për sklerozë multiple është shumë I ulët. Por duhet vullneti qeverisë. Kosova s’është cështje buxheti por më shumë çështje vullneti e ndërgjegjësimi. Kosova e ka përqindjen e trajtimit shumë më lartë se në Shqipëri.”

Sipas shoqatave të pacienteve me sklerozën multiple, në vendin tonë janë 1800 persona që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat janë më të ulëta, afro 35 raste për 100 mijë banore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos