Ende pa marrë dekretimin nga presidenti Bajram Begaj për ligjin e barazisë gjinore, në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë kanë nisur të shpërndahen broshura që kanë në përmbajtje informacione mbi konceptin e gjinisë.
Në njërën, në krye lexohet: “Luftoni steriotipet, duke përfshirë edhe tuajin”.
“Gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, përkundrazi është një konstrukt social. Njerëzit përcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh djalë apo vajzë dhe këto kushte sociale shpesh presin që fëmijët të përputhen me rolet dhe prirjet gjinore specifike dhe kufizuese nga njeri. Ndërkohë studiuesit thonë se fëmijët fillojnë t’i përvetësojnë stereotipat në moshën 3-vjeccare, duke bërë që bota të zgjerohet për djemtë dhe të zvogëlohet për vajzat në moshën 10-vjeccare. Kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë bisedat rreth roleve gjinore që herët dhe të sfidojmë tiparet dhe karakteristikat e caktuara për burrat dhe gratë në shtëpi, në rutinën tonë të përditshme, në shkollë dhe në vendet e punës”, thuhet më tej në broshurë. (A2 Televizion)