Ndërgjegjësimi nuk mjafton! Durrës, shtohen rastet e dhunës ndaj grave dhe divorceve

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
26 Nëntor 2025, 11:23 | Sociale

Pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese, ashpërsimeve ligjore dhe përkrahjes së institucioneve lokale dhe atyre jofitimprurëse, rastet e  dhunës ndaj grave dhe vajzave kryesisht në familje shtohen vit pas viti. Koordinatorja kundër dhunës në familje në bashkinë e Durrësit, jep shifrat zyrtare që i referohen urdhrave të mbrojtjes të lëshuara nga gjykata.

Pasojat e dhunës nuk bien vetëm ndaj grave apo vajzave, por dhe ndaj fëmijëve të cilët pësojnë përjetime që ndikojnë negativisht në formimin e tyre. Përveç dhunës këto pasoja tek fëmijët vijnë edhe nga divorcet, ku shifrat flasin që një në katër çifte në Durrës divorcohet.

Dhe një rast konkret e tregon edhe Elona, e cila ka vendosur ta denoncojë dhunën e bashkëshortit.

Kushtet social-ekonomike dhe natyrisht niveli i ulët arsimor shikohen si shkaqet kryesore jo vetëm të dhunës në familje por edhe divorceve dhe përballë këtyre faktorëve fushatat ndërgjegjësuese apo ashpërsimet ligjore nuk e frenojnë dot fenomenin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos