Pamundësia për të marrë profesionin që dëshirojnë në qytete dhe zonat ku banojnë shumë të rinj që përfundojnë arsimin 9-vjeçar nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi dhe zona të tjera të veriut të vendit, janë detyruar të shkojnë dhe të ndjekin arsimin e mesëm professional në qytetin e Prizrenit, në Kosovë.
Qendra e kompetencës “11 marsi” në Prizren jo vetëm që i ka mirëpritur pa asnjë shpenzim, por po u hap një rrugë drejt marrjes së profesionit dhe sigurimit të punësimit, shkruan A2.
Vetë nxënësit nga Shqipëria shprehen se ka qenë pikërisht mungesa e alternativave në qytetet ku banojnë që i detyruan të bëjnë këtë zgjedhje.
Bizneset ku nxënësit kryejnë praktikat, në mënyrë simbolike i motivojnë edhe me paga.
Pas punësimit dhe shërbimit shëndetësor, banorët pranë kufirit me Kosovën tashmë po e zgjedhin këtë vend edhe për të arsimuar fëmijët. (A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   