Nxënësit e Fllakës bojkotojnë mësimin, kundërshtojnë transferimin në një fshat tjetër

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
11 Shtator 2024, 14:50 | Sociale

Prej tre ditësh nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bishtkamëz në Fllakë të Durrësit nuk kanë zhvilluar mësim, në shenjë proteste për vendimin e papritur sipas tyre për zhvendosjen e mësimit në një tjetër shkollë pritëse në zonën e Qerretit.

Ky vendim sipas prindërve ka vështirësuar së tepërmi mundësitë e tyre për dërgimin e fëmijëve në shkollë për shkak të largësisë dhe pamundësisë për ti përcjellë dhe pritur fëmijët që do të transportohen me autobus, raporton A2.

Për këtë arsye ata kanë protestuar pranë Drejtorisë Vendore të arsimit, duke kërkuar që fëmijët të rikthehen në shkollën e tyre, ndërsa nga komunikimet formale me përfaqësues të drejtorisë së arsimit mësohet se shkolla do të shembet pasi do të ndërtohet një e re, por ende nuk ka ndonjë afat konkret të fillimit dhe mbarimit të punimeve.

Prindërit janë shprehur se nëse drejtoria nuk rikthen mësuesit për të bërë mësim në shkollën e Fllakës ata do të vijojnë protestat dhe nxënësit bojkotin e mësimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos