Skolioza te fëmijët, program kombëtar për kontrollin e nxënësve 6-14 vjeç

Nga Ornela Joti
10 Shtator 2024, 14:34 | Sociale

Pesha e rendë e çantës së shkollës, apo qëndrimi për orë të tëra para pajisjeve elektronike, po i rrezikon fëmijët nga deformimet e shtyllës kurrizore.

Skolioza është një nga anomalitë më të shpeshta në moshat shkollore. Referuar të dhënave të mjekëve vitet e fundit për rritje të rasteve me skoliozë te nxënësit e shkollave, Ministria e Shëndetësisë do të aplikojë programin kombëtar të depistimit.

200 mësues të fizkulturës do të angazhohen edhe për konstatimin e rasteve më skoliozë te nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Programi i ri u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë në prani të kryeministrit Rama. Ndërkohë, në shkollat 9-vjecare në të gjithë vendin vijon programi për kontrollin e syve te fëmijët si dhe vizitat periodike për shëndetin e dhëmbëve.

Të dyja programet kanë nxjerrë në pah problemet e fëmijëve me shikimin që kryesisht vuajnë nga miopia dhe syri dembel, ndërsa nga kontrollet dentare ka rezultuar mungesë e theksuar e higjienës orale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos