Projekti Bunë-Velipojë, “ligji për zonat e mbrojtura nuk i mbron ato”

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
15 Tetor 2025, 19:05 | Sociale

Edhe ligji i ri për zonat e mbrojtura duket se nuk mbron siç duhet këto zona dhe ajo që është më kryesorja krijon përplasje mes institucioneve dhe strukturave mbi kompetencat dhe detyrimet që kanë.

Ka mjaftuar një takim në kuadër të një projekti për avokimin dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura, që specialistë të zonave të mbrojtura në Shkodër, Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve, administratorë të njësive administrative në zonat e mbrojtura, specialistë të agjencisë rajonale të mjedisit dhe ato që janë pëprgjegjës për mjedisin dhe ujrat pranë IKMT Shkodër të nxjerrin në pah një sërë problematikash që nuk mbrojnë as zonat dhe nuk ndihmojnë as zhvillimin e qëndrueshëm të tyre, shkruan A2.

Projekti "Zonat e mbrojtura kanë rëndësi” do të zgjasë për 3 vite dhe zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me qëllim edhe ngritjen e një grup veprimi së bashku me banorët dhe bizneset për mbrojtjen e zonës Bunë-Velipojë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos