Shpikja e 15-vjeçarit pogradecar, radar sigurie për identifikimin e fytyrave të njerëzve

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
10 Tetor 2025, 14:50 | Sociale

Teknologjia që po akuzohet si shkaktare e shumë veseve dhe fenomeneve negative tek adoleshentët dhe në përgjithësi tek të rinjtë, për 15-vjeçarin Alket Zeqollari nga Pogradeci është mundësia për të shprehur talentin e tij.

Ai ka arritur të krijojë vetë një pajisje smart që nëpërmjet impulsive valore arrin të dedektojë objekte dhe njerëz. Madje pajisja është e aftë që të identifikojë edhe fytyrat e njerëzve.

Vetë 15-vjecari na tregon më shumë për shpikjen e tij. Pasioni natyrisht që ka edhe kosto, të cilat familja e 15-vjeçarit po i përballon vetë në mënyrë që të çojë përpara talentin dhe ëndrrën e djalit të tyre.

Por në të tilla raste mbështetja e institucioneve lokale apo edhe qendrore do të ishte një ndihmë dhe mundësi shumë e mirë që mund të shtynte edhe të rinj të tjerë drejt realizmit të projekteve dhe ëndrrave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos