Rektorët e rinj zyrtarisht në detyrë. Dekretohen nga Presidenti Begaj, iu kërkohet angazhim për arsim më cilësor

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 15:07 | Sociale

Rektorët e rinj zyrtarisht në detyrë. Dekretohen nga Presidenti

Marrin zyrtarisht detyrën  rektorët e rinj të universiteteve publike. Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet e 21 qershorit në shkollat e larta, presidenti i republikës Bajram Begaj ka  dekretuar 12 drejtuesit e rinj të universiteteve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit kërkoi angazhimin dhe përkushtimin e tyre për forcimin e lirisë dhe pavarësisë akademike. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e punës dhe të bashkëpunimit  me institucionet homologe, brenda dhe jashtë vendit, për një arsim cilësor dhe sa më afër tregut të punës  për brezat e rinj.

Pas dekretimit nga kreu i shtetit, rektorët e rinj do të bëjnë emërimin e dekanëve dhe shefave të departamenteve në universitetet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos