Premium Clinic, poliklinika më moderne dhe me shërbimet më bashkëkohore në Tiranë është zgjedhja ndaj çdo problem shëndetësor.
E pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe mjekët më të mirë të fushës, Premium Clinic ka krijuar një besueshëmri të madhe te çdo pacient.
Stafi i emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte pranë ambienteve të reja të kësaj poliklinike, në Rrugën e Kosovarëve, ku mjekja nefrologe, Prof. Asoc. Marsida Duli tregoi sesi i gjithë stafi kudjeset për pacientët, por dhe familjarët e tyre pas përvojës unike që përjetohet nga shërbimi fillestar. Premium Clinic, poliklinika që kujdeset për të gjithë familjen tuaj.
"Tashmë është krijuar një habitat ku pacientët tanë, përveç se vijnë, diagnostikohen dhe trajtohen, rikthehen përsëri me të afërmit e tyre, me familjarët, miqtë dhe shokët. Pikërisht feedback-u më i mirë për punën e secilit prej nesh janë thëniet dhe rekomandimet e pacientëve tanë. Në këtë mënyrë ne kemi krijuar dhe kemi arritur të ndërtojmë një komunitet pacientësh, të cilët frekuentojnë në mënyrë të rregullt Premium Clinic dhe patjetër që e rekomandojnë atë tek të gjithë të njohurit e tyre." - tha nefrologia Marsida Duli.
Premium Clinic nuk është thjeshtë një poliklinikë, por një ambient miqësor, familjar dhe përkujdesës ndaj çdo shqetësimi shëndetësor. Me një përvojë të gjatë në tregun e shërbimit shëndetësor privat, Premium Clinic ka ridimensionuar ambientet e saj për t’u ofruar pacientëve një gamë të gjerë shërbimesh, nga moshat më të vogla e deri te të moshuarit. Prof. Asoc. Qamil Dika, mjek dhe administrator i Premium Clinic tregoi në emisioni Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, nevojën për një filozofi të re që kishte nevojë shërbimi shëndetësor në Shqipëri.
"Premium Clinic është një poliklinikë mjekësore e cila ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, në një vendndodhje të shkëlqyer, me akses jashtëzakonisht të lehtë për qytetarët. Premium Clinic është një eksperiencë e cila vjen si pasojë e një procesi të gjatë diskutimi mes miqsh dhe kolegësh për të krijuar një filozofi të re në sistemin shëndetësor shqiptar sa i përket shërbimit mjekësor. Shërbimi mjekësor në Shqipëri ka një mangësi të theksuar, që është dimensioni i cilësisë. Ne jemi përpjekur përmes strukturës së Premium Clinic të ofrojmë një shërbim shëndetësor që në qendër të tij ka pacientin." - shpjegoi Prof. Asoc Qamil Dika.
Shëndeti është dhurata më e madhe që njeriu ka, e për këtë dhuratë kujdesi duhet të jetë maksimal. Shërbimi shëndetësor që meriton çdo qytetar ka nevojë për mjekë të kualifikuar, pajisje teknologjike të viteve të fundit si dhe përkujdesje njerëzore, jo thjesht shëndetësore. Të gjitha këto cilësi mishërohen në poliklinikën Premium, e cila ndodhet pranë Rrugës së Kosovarëve në Tiranë. (A2 Televizion)