Tkurrja e popullsisë, Kisha Katolike “nuk bindet” nga të dhënat e Censit

Nga Gazmend Janku
8 Korrik 2024, 11:52 | Sociale

Kisha Katolike shqiptare ka reaguar për herë të parë që pas publikimit të të dhënave të censit, duke shprehur mosdakordësi me disa të dhëna, që kanë të bëjnë kryesisht me nivelin e tkurrjes së popullsisë në vend krahasuar me të dhënat e Censit të vitit 2011.

Kisha Katolike i kërkon institucioneve qendrore që të ndërmarrin nisma të shpejta, që të kenë në fokus të tyre zhvillimin e praktikave të favorshme që të ndalojnë ikjen e mëtejshme të shqiptarëve jashtë vendit.

Gjithashtu Kisha Katolike i ka kërkuar edhe një herë parlamentit që të diskutojnë me të gjitha grupet e interesit dhe të bëjnë transparent projektligjin për shëndetin riprodhues, pasi tenton të lejojë abortin në çdo kohë dhe i jep të drejtë përkundër legjislacionit shqiptar martesave brenda të njëjtës gjini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos