Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Sylvinho “nuk është shumë trim” në aspektin e zgjedhjeve të formacionit.
“Jo me dy sulmues, por edhe me 5 lojtarë ofensivë mund të luhej ndaj Andorrës. Një si Bajrami është shumë i rëndësishëm në ekip ndaj kundërshtarëve si Andorra. Nëse luajmë me kujdes ndaj Andorrës, ajo të kundërpërgjigjet. Por, trajneri nuk më duket shumë trim. Duhet të jesh guximtar në këto ndeshje”, tha Vata.
“Vetëm nëpërmjet golit fiton besimin ekipi. Do ta kemi shumë të vështirë në të ardhmen me kundërshtarë seriozë”, shtoi ish-kapiteni i Kombëtares. (A2 Televizion)
