
Altin Rraklli, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Kombëtarja ka mungesë lojtarësh ofensivë në skemë.
“Nuk pritej që trajneri të ndërronte sistemin e tij të lojës. Kjo nuk kishte logjikë. Ekipi fitues nuk ndërrohet dhe unë prisja të luanin ata që ishin ndaj Serbisë. Ka ndërruar vetëm Uzunin me Hoxhën. Mosaktivizimi i Uzunit nuk më duket i drejtë”, tha Rraklli.
“S'ka futbollistë ofensivë. Kanë ardhur mbi 10 krosime dhe nuk kemi lojtarë në zonë. Kemi shumë probleme, na mungon kreativiteti sepse na mungojnë lojtarët kreativë. Andorra është ekip i sikletshëm dhe në këto raste duhet zgjidhur me aksione individuale ose goditje standarde”, shtoi Rraklli. (A2 Televizion)
