
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi formacionin e zgjedhur nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Andorrës.
“Nuk e di pse i ka bërë këto ndryshime. Unë nuk e di se çfarë ka parë këto ditë Sylvinho, por ka marrë vendimet e tij dhe ka edhe 45 minuta lojë”, tha Vata.
“Skuadra i ka mundësitë për të fituar ndeshjen. Unë mendoj se Bajrami është nga më të talentuarit e Kombëtares, por ka pasur një periudhë shumë të keqe në Glasgoë Rangers. Në fazën ofensive duhet më tepër kreativitet dhe do të kisha preferuar të shikoja në fushë Bajramin”, shtoi ish-mbrojtësi i Shqipërisë.
“Këtë ndeshje e kam menduar 0-2 ose 0-3”, theksoi Rudi Vata.
(A2 Televizion)
