“Shqiponja e zezë” në Romë arreston 17 shqiptarë, trafik droge nga Holanda

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 09:12 | Kronikë
“Shqiponja e zezë” në Romë arreston 17

Mediat në Itali shkruajnë se policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shqiponja e Zezë” në Romë, duke vënë në pranga 17 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas Tgcom, ky ishte një grup kriminal, i cili transportonte drogë nga Holanda që tashmë është shkatërruar. Ata e shpërndanin drogën më pas në sheshet dhe rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit italian.

Gjithashtu, policia arriti të sekuestronte edhe 200 kilogramë kokainë, si edhe disa armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos