
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 42-vjeçarja Mimoza Selimi e plagosur rëndë mëngjesin e 17 korrikut nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në qytetin e Selenicës.
Mimoza Selimi dhe bashkëshorti i saj mbetën të plagosur rëndë nga ky shpërthim dhe për këtë arsye u dërguan për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, por fatkeqësisht 42 vjeçarja ndërroi jetë pasditen e kësaj të marte për shkak të plagëve të marra. (A2 Televizion)