Protesta e kësaj të hëne, organizuar nga opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka nisur me doza të forta ironie. Disa gomerë me bluzën “PS 30” janë parë të dalin nga selia e PD për t’iu drejtuar sheshit para Kryeministrisë. Një shqiponjë dykrenore me mbishkrimin “85% Rama ik” synon të tregojë refuzimin e 85% të shqiptarëve për të marrë pjesë në atë që PD quan “votimet e 30 qershorit”.
Një tjetër simbol i kësaj proteste është një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia ndiqet nga gomerët e veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet “Rama ik”. (A2 Televizion)