Shqiptarët, protestë model në Mitrovicë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 15:10 | Kosova

Protestë model dhe tregim i një niveli të lartë qytetarie. Bëhet fjalë për manifestimin e dhjetëra qytetarëve të mbledhur në urën mbi Ibër në Mitrovicë, e organizuar në mbështetje të policisë së Kosovës dhe misionit paqeruajtës KFOR.

Thirrja për të marrë pjesë është bërë përmes rrjeteve sociale, ndërsa autoritetet në Kosovë kërkuan që protesta të mos zhvillohej për shkak të përfshirjes së disa individëve të dyshimtë. Pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj kombëtar dhe me stemën e UÇK-së, ndërsa nuk i ndalën këngët patriotike.

“Protesta jonë është qëllimi që kanceri në trup tonë që duan të na instalojnë me u bo Asociacioni, dhe njëkohësisht sa më afër policëve dhe miqve tanë të KFO-it këtu, në rast nevoje edhe t’i përgjigjemi atdheut. Unë çuditem si munden të tolerojnë që mbi trupin e njomë të këtij shteti që 15 vjet, me shekuj brez pas brezi duke paguar çmimin e lirë, ata që na vranë dje dhe sot u mundësohet të na vrasin edhe sot”, tha një banor i Prishtinës.

Manifestimi ka zgjatur vetëm disa minuta dhe pjesëmarrësit u shpërndanë të qetë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, tha se organizimi i protestave në jug të Mitrovicës dhe marshimet drejt veriut janë të panevojshme dhe nuk shkojnë në ndihmë të Kosovës. Megjithatë nuk kanë munguar dhe incidentet. Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Kështu u bë e ditur nga Policia për KosovaPress, duke konfirmuar se ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, mediat në Kosovë kanë raportuar se në veri të vendit janë vënë re disa persona që kishin veshje me stemën e grupit famëkeq të mercenarëve Wagner, ndërsa nuk mungojnë ata të maskuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos