
Kryetarët e komunave në veriun e Kosovës nuk mund ti ushtrojnë detyrat në zyra paralele. Me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve , kryeministri Albin Kurti refuzon të bëjë një hap prapa dhe I qëndron vendimit të tij që kryetarët e rinj të qëndrojnë në objektet e komunave.
Serbët kërkojnë gjithashtu edhe tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Por shefi I ekzekutivit në Prishtinë e bën të qartë se prania policore nuk mund të reduktohet pa u larguar bandat kriminale, që siç tha adhurojnë Millosheviçin dhe Putinin”.
Duke ju referuar kritikave të shteteve të bashkuara se qeveria e tij kishte acaruar tensionet në veri, Kurti theksoi se lidhjet mes dy vendeve mbeten të shkëlqyera edhe pse siç tha, ka raste kur dallojnë në qasje.
Shtetet e bashkuara, por edhe partnerë të tjerë europianë, I kanë kërkuar Kurtit të zbusë tensionet duke larguar kryetarët dhe policinë nga komunat veriore, kushte këto të paraqitura nga popullsia serbe për të ndalur protestat para objekteve të komunës. (A2 Televizion)