Shqiptaro-amerikani dhuron 25 tonelata miell në Bajram Curri, Yuri Kim e falënderon

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 19:13 | Sociale

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka falënderuar gjestin e sipërmarrësit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, i cili ka dhuruar një sasi të madhe mielli për familjet e Bajram Currit, që ndodhet në vështirësi për shkak të kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1248289271649198080

Sasia do të shpërndahet në një mijë familje, ku secila do të marrë 25 kilogramë, një gjest që u vlerësua nga ambasadorja Kim.

Harry Bajraktari dhe presidenti shqiptar Ilir Meta

Me origjinë nga Peja, Bajraktari u transferua dekada më parë në Bronks të Nju Jorkut, duke u shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm në fushën e pronave të paluajtshme dhe ndërtimit në SHBA, por me investime edhe në Kosovë, si dhe një personazh aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos