Shtëpia “shkërmoqet” nga shpërthimi i gazit, pamje të frikshme

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 12:19 | Bota

Kamera e vendosur në derën e shtëpisë ka filmuar momentin e frikshëm të një shpërthimi në një banesë, e cila mendohet se erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Indianas dhe videoja u shpërnda me shpejtësi duke u bërë virale në internet.

Si pasojë e shpërthimit, 2 persona që jetonin brenda shtëpisë mbetën të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në video shifet qartë sesi banesa dykatëshe shpërbëhet totalisht si pasojë e shpërthimit të fuqishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos