Shtimi i rasteve të reja, Rama: Do të ketë shtrëngim të masave

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 12:41 | Aktualitet
Shtimi i rasteve të reja, Rama: Do të ketë shtrëngim të

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të së martës, paralajmëroi se nga dita e nesërme do të ketë shtim të masave për shkak të rritjes së rasteve të reja.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë të mërkurën në një deklaratë ku pritet të bëhen publike edhe masat e reja.

Megjithatë, kryeministri u bëri thirrje edhe njëherë tjetër qytetarëve që të zbatojnë të gjitha protokollet e publikuara nga autoritetet përkatëse në luftën ndaj koronavirusit. Në të kundërt, tha ai, nuk kanë asnjë vlerë edhe shtrëngimet e reja.

“Do të ketë një shtrëngim të masave. Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik, por thelbi është që të zbatohen masat”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos