Shtohen gjasat për një takim Putin-Zelensky

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 21:39 | Bota
Shtohen gjasat për një takim Putin-Zelensky

“Interfax Ukraine” raporton se Turqia me shumë mundësi do të jetë vendi ku Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për negociatat e paqes.

Presidenti turk Reccep Taip Erdogan ka telefonuar dy krerët e shteteve të premten “ka konfirmuar nga ana e tij se ata janë gati të organizojnë një takim në të ardhmen e afërt”, tha negociatori David Arakhamia.

Sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira, me Kremlinin që thotë se një nga qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë është pavarësia e Donetskut dhe Luhanskut brenda kufijve të negociuar në vitin 2014. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/02/propozimi-i-vecante-i-sean-penn-per-ti-dhene-fund-luftes-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos