"Ushtarët rusë vranë fotoreporterin ukrainas"

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 16:50 | Bota

Një fotoreporter ukrainas, i cili ka punuar për disa media të rëndësishme perëndimore, përfshi Reuters dhe BBC, është vrarë nga forcat ruse, pranë Kievit.

Trupi i pajetë i Maksym Levin është gjetur në distriktin Vishgorod, në veri të kryeqytetit, bëri me dije në Facebook zyra e prokurorit.

“Sipas informacioneve paraprake, ushtarët rusë kanë vrarë fotoreporterin e paarmatosur Maksym Levin me dy plumba”, lexohet në statusin e postuar në rrjetet sociale.

Levin kishte humbur që nga data 12 mars, tha fotografi Markiian Lyseiko për CNN.

Maksym Levin bëhet gazetari i 8 që humb jetën në Ukrainë, që prej nisjes së konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos