Shtohen masat kufizuese nga 24 dhjetori, lëvizjet nuk do të lejohen nga ora 20:30 deri në orën 06:00

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 19:57 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30. “Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos