
Ministrat e Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë u takuan “virtualisht” sot në një video-konferencë ku diskutuan mbi situatën emergjente të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Një kapitull të veçantë në diskutimin ndërministror kishte rëndësia e furnizimit të shpejtë të produkteve ushqimore, ku ministri Bledi Çuçi kërkoi nga të gjithë vendet një reduktim të inspektimit në pikat kufitare.
“Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon”, tha ministri shqiptar, i cili shtoi se vetëm një funksionim si një treg i vetëm në rajon mund të minimizojë pasojat e koronavirusit në ekonomitë ballkanase. (A2 Televizion)