Muka: Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, më i madh nga ai që raportohet

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 20:05 | Aktualitet
Muka: Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, më i madh

Epidemiologu shqiptar Taulant Muka, lider i një instituti kërkimor në Zvicër, deklaroi për A2 se numri i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri nga koronavirusi është më i madh se ai që raportohet nga autoritetet.

“Numri i personave në Shqipëri që kanë vdekur nga koronavirusi është më i madh se ai që raportohet. Ka shumë të moshuar në rrethe që vdesin pa u diagnostikuar fare”, tha Muka.

Sipas tij, shifrat që jep qeveria nuk janë të besueshme: “Nga njëra anë qeveria thotë që po ia dalim, nga ana tjetër po ndryshojnë Kodin Penal për ata që shkelin rregullat. Këto nuk shkojnë dhe tregojnë qartë që realiteti është ndryshe nga ai që flitet”.

“Qeveria ka menduar vetëm izolimin për të ndaluar infeksionin. Po vazhduam me këtë strategji do të rritet obeziteti, konsumi i alkoolit duke çuar në probleme të tjera shëndetësore, pa përmenduar probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu, do të rritet papunësia tek të rinjtë”, shtoi Muka.

Ai nënvizon se një vend i vogël si i yni, mund të dalë nga kjo situatë “duke rritur testimet dhe kapacitetet gjurmuese”.

“Nuk kemi popullsinë e Italisë apo Gjermanisë që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë”, u shpreh Muka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos