
Odise Roshi është futbollisti shqiptar i radhës që vendos të vazhdojë karrierën në Turqi. Mesfushori i Kombëtares u prezantua te ekipi i tij i ri, Boluspor.
Ai firmosi kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Roshi i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë së kuqezinjve te kjo skuadër, nga portieri Gentian Selmani te sulmuesi Dejvi Bregu.
Pas eksperiencave në Gjermani, Kroaci, Rusi dhe huazimit të fundit në Hungari, 30-vjeçari Odise Roshi do të nisë një etapë të re në karrierë, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në sezon. (A2 Televizion)