Shtohet numri i të gjobiturve për mosmbajtjen e maskës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 15:50 | Aktualitet
Shtohet numri i të gjobiturve për mosmbajtjen e maskës

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur dhe 688 qytetarë të tjerë të cilët nuk kanë zbatuar masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambientet jashtë shtëpisë.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me 3000 mijë lekë 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe 132 pasagjerë që janë konstatuar pa masën mbrojtëse në automjete private.

Gjithashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos