Shtrenjtimi i naftës, në Vlorë urbani shkurton pa miratim distancën e linjës

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 14:18 | Aktualitet
Shtrenjtimi i naftës, në Vlorë urbani shkurton pa miratim

Shtrenjtimi i naftës në vlera të paarritura më parë në vendin tonë, duket se e ka bërë të pamundur përballimin e shpenzimeve nga ana e kompanisë së shërbimit urban në Vlorë që operon në linjën, Vlorë – Kala.

Në mënyrë të paautorizuar dhe pa asnjë paralajmërim, autobusët që kanë mbetur në këtë linjë nuk e përshkojnë të gjithë itinerarin e linjës së miratuar nga bashkia.

Si rregull, ndryshimi i linjave të shërbimit urban bëhet me vendim të këshillit bashkiak dhe deri më tani nga bashkia dhe as nga firma që kryen shërbimin urban, nuk ka asnjë sqarim për situatën e krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos