Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 14:23 | Politikë
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme shtyn për më 24 maj seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Seanca nuk u zhvillua normalisht për shkak të mungesës së dy avokatëve të ish-ministrit, të cilët ishin të angazhuar në gjykime të tjera.

Procesi ndaj ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak, ndodhet në fazën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të SPAK. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/24/gerdeci-ne-gjkko-pretenca-me-9-maj-ish-ministri-mediu-kerkon-pushim-te-ceshtjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos