
Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën e radhës ndaj Luan Dacit anëtar i KPA-së i dënuar në shkallë të parë për "falsifikim dokumentesh".
Shkak i shtyrjes u bë mosformimi i trupës gjykuese. Gjyqtarja, Anita Mici, e caktuar në këtë proces dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi.
Ajo është në proces vetting-u në KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar. Pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ. (A2 Televizion)