Shtyhet seanca për pajtim mes Kokalarit dhe Salianjit, deputeti i PD nuk paraqitet

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 10:57 | Politikë
Shtyhet seanca për pajtim mes Kokalarit dhe Salianjit, deputeti i PD nuk

Evi Kokalari është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për një përballje me deputetin Evin Salianji, të cilin e ka kallëzuar për “shpifje”. Seanca e sotme, ku do të pyeteshin palët për zgjidhje me pajtim, është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së deputetit të PD-së.

Kokalari paditi për shpifje deputetin e PD-së, pasi ky i fundit tha se bashkëshorti i saj ishte pjesë e Agimit të Artë, partisë të ekstremit të djathtë në Greqi. Kokalari është shfaqur së fundmi në krah të Sali Berishës gjatë tureve që ai ka bërë në të gjithë vendin, të kulmuara me mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD-së, ku u mor vendimi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie. Vendimi pritet të ratifikohet në një votim të fshehtë në degët e PD-së, në të gjithë vendin të shtunën.

Po atë ditë, Basha dhe kryesia e PD, kanë thirrur një tjetër kuvend kombëtar, ndërsa nuk e njohin atë të 11 dhjetorit dhe vendimet që burojnë prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos