Shtyhet vendimi për kandidatin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 11:24 | Aktualitet
Shtyhet vendimi për kandidatin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn për në 20 shtator seancën e radhës për Besnik Muçin, prokurorin e Krimeve të Rënda, kandidat për në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykatën Kushtetuese.

Seanca e parashikuar nuk u zhvillua për shkak të mungesës së gjyqtares Natasha Mulaj për motive familjare. Besnik Muçi kaloi me sukses vetting-un në Shkallën e Parë, por vendimi u ankimua nga ana e Komisionerit Publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos