Shtyrja e qirave, Shano: Qeveria të ngrinte pagesat e taksave para se të fusë hundët në marrëdhëniet mes privatëve

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 20:20 | Ekonomi
Shtyrja e qirave, Shano: Qeveria të ngrinte pagesat e taksave para se

Ekonomisti Dritan Shano, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “A2 Business Week”, u shpreh se “qeveria duhet të ngrinte pagesat e taksave përpara se të fusë hundët në marrëdhëniet mes privatëve”, duke iu referuar shtyrjes së pagesës së qirave që njoftoi kryeministri Edi Rama.

Sipas Shanos, “qeveria ka mbyllur ekonominë dhe tani duhet të mbështesë biznesin në çdo formë”.

“Mendoj që nuk mund të jetë model i qeverisjes së mirë ai që ndiqet në Republikën Popullore të Kinës. Në Shqipëri, kemi rend kushtetues tjetër dhe një ekonomi të ndërtuar në parime të tjera. Në këto kushte, qeveria jonë ka detyrime të tjera nga qeveria e Kinës. Paketa përmbush nevoja imediate të njerëzve më në nevojë, por nuk ka asnjë lidhje me ekonominë në tërësi”, deklaroi Shano.

“Nëse qeveria ka qëllim të vijojë me këtë karantinën mesjetare, duhet të derdhë para për bizneset. Qeveria ka buxhetin e shtetit, mund të marrë borxh, të emetojë para, të përdorë rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë… Pasi t’i ketë ezauruar këto elementë, mund të shkojë t’i lutet përtokë shtetit që do”, theksoi Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos